Edi Rama dhe Lulzim Basha pranuan sot ftesën e Presidentit Bujar Nishani për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
Burime konfidenciale bëjnë më dije do të ketë një takim mes Nishanit, Ramës e Bashës.
Ky takim do të zhvillohet nesër gjatë paradites në godinën e Presidencës. Ora e takimit nuk është konfirmuar ende, megjithatë në këtë takim do të jenë vetëm 3 palët.
Të njëjtat burime sqarojnë se nëse do të ketë një marrëveshje mes Ramës e Bashës, paraprakisht palët do të kenë rënë dakord që të bëjnë ndryshime drastike të Kodit Zgjedhor.
Diskutime rreth kësaj post