Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, teksa ishte sonte në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka sqaruar një herë e mirë edhe momentin që nga mediat u raportua si “pezmatim i Kumbaros pas një zënke me Ramën”.
Kumbaro tha se në fakt ishte e gjitha një sajesë dhe se në fakt kishte ulur kokën për të folur në telefon.
Ka patur një moment në seancen ku ju jeni pezmatuar në një komunikim me të?
Kumbaro: Ka qenë 100% sajesë e medias. Kam qenë duke bërë një bisedë në telefon, aty duket. Por pastaj mori kontekst komplet tjetër. Por jam mësuar me këtë. Unë kam respekt për median e gazetarët, ndërsa ajo që kryeministri quan kazan besoj nuk është media profesionale.
Diskutime rreth kësaj post