Kreu / Politikë / PS shton presionin ndaj Llallës, deputetët i kërkojnë raportim

PS shton presionin ndaj Llallës, deputetët i kërkojnë raportim

Lajmin se familja e Adriatik Llallës jeton jashtë vendit për shkak të kërcënimeve që i janë bërë nga persona ende të panjohur, deputetët socialistë e konsiderojnë “cënim të sigurisë kombëtare”.

Dy prej tyre, Xhemal Qefalia dhe Arben Meçe kanë kërkuar raportimin e kryeprokurorit, drejtorit të policisë dhe shefit të SHISH për këtë çështje në Komisionin e Sigurisë. Xhemal Qefalia dhe Arben Meçe e konsiderojnë këtë një “ngjarje të rëndë që cënon sigurinë kombëtare dhe minon besimin e qytetarëve për sigurinë publike”.

Kërcënimi mendohet se ndodhi rreth katër muaj më parë, megjithatë lajmi doli vetëm para pak ditësh. Ende ka shumë mister rreth kësaj ngjarjeje, pasi prokurori i Përgjithshëm nuk e ka pranuar asnjëherë kërcënimin, megjithatë ngjarja duket se ngjarja ka nisur të përdoret politikisht duke shtuar presionin ndaj Adriatik Llallës.

Mos humbisni

Sonte Sokol Balla fillon ‘Real Story’ dhe fut një kunjë për Top Channel

“Topin e lamë tek Topi, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.