Kreu / Kosovë / Prova të reja kundër Kryeprokurorit kosovar

Prova të reja kundër Kryeprokurorit kosovar

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka siguruar një vërtetim nga ish-Sekretari Krahinor i Administratës dhe Judikaturës Gjorgje Aksiq, i cili ishte emëruar në këtë pozitë gjatë kohës së masave të dhunshme në Kosovë, pas dëbimit të punëtorëve shqiptarë.

Përmes këtij dokumenti të vërtetuar nga noteri në Beograd të Serbisë, Aksiq deklaron se nënshkrimi në certifikatën e Lumezit është i tiji, raporton KTV.

Gjatë raportimit për hulumtimin e rastit Lumezi, ekipi i KohaVizionit dhe Betimi për Drejtësi kanë zbuluar dhe paraqitur argumente të dokumentuara dhe dëshmitarë të gjallë që flasin për dosjen e manipuluar.

Flasin edhe për deklarimin e vetë Lumezit se nuk e kishte të dhënë provimin, kur kishte konkurruar për angazhim në gjyqësi menjëherë pas luftës. Në asnjë çast nuk është kontestuar vërtetësia e nënshkrimit të Gjorgje Aksiqit.

Vërtetimi i Aksiqit shërben si dëshmi e autencitetit të nënshkrimit që gjendet në certifikatën e Lumezit. 

Mos humbisni

“Kumanova”, Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për çështjen “Kumanova”, një …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.