Kreu / Botë / Prokurorët belgë zbuluan strehimet e terroristëve të Parisit

Prokurorët belgë zbuluan strehimet e terroristëve të Parisit

Prokurorët belgë zbuluan strehimet e terroristëve të Parisit

Hetuesit belgë kanë zbuluar tre vendbanime të përdorura nga terroristët dhe të dyshuarit e përfshirë në sulmet e nëntorit në Paris, njoftuan sot prokurorët.

Brukseli është përfshirë thellë në hetime pas sulmeve të 13 nëntor që vranë 130 njerëz, pasi disa nga autorët kishin lidhje me Belgjikën.

“Shenjat e gishtave të Abdelhamid Abaaoud, organizatori i sulmeve dhe të Bilal Hadfi, që hodhi veten në erë jashtë stadiumit të futbollit “Stade de France”, u gjetën në një apartament në qytetin jugor të Charleroi”, thanë prokurorët.

Një apartament i dytë, në lagjen periferike të Brukselit, Schaerbeek, përmbante material për përgatitjen e eksplozivëve, peshore preçize, gjurmë të peroksidit të açetonit – një substancë shumë shpërthyese – rripa dhe një skicë të një personi të veshur me një rrip të madh rreth belit.

Hetuesit kanë gjetur edhe gjurmë të ADN-së së Bilal Hadfi në banesën në Schaerbeek dhe gjurmë gishtash të Salah Abdeslam, një i dyshuar kryesor i cili është ende në kërkim.

“Banesa e tretë ishte një shtëpi në Auvelais, 15 kilometra jashtë Charleroi. Ajo ishte marrë me qira nën emrin e përdorur nga një njeri i cili kishte udhëtuar për në Budapest me Abdeslamin në shtator”, thanë prokurorët.

Mos humbisni

Policia jep detaje/ Zarfi kërcënues për Meghan Markle dhe Princ Harryn

Një zarf i ardhur në adresë të Princ Harryt dhe të fejuares së tij Meghan …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com