Kreu / Rozë / Princi saudit në Durrës. Mbërrin me jahtin gjigant (Foto)

Princi saudit në Durrës. Mbërrin me jahtin gjigant (Foto)

Është ankoruar në Portin e Durrësit mesditën e së premtes një nga jahtet më luksoze, Kingdom 5KR, që është në pronësi të Princit Alwaleed Bin Talal Alsaud, biznesmen, filantropist saudit dhe anëtar i familjes mbretërore saudite.

Mësohet se Princi ka qenë në bordin e jahtit dhe do të qëndrojë disa ditë në Shqipëri, ku mendohet se do të ketë dhe takime të rëndësishme.

Princi Alwaleed Bin Talal Alsaud, sipas revistës “Forbes”, ka një pasuri prej 17.7 miliardë dollarë dhe renditet i 45 në listën e më të pasurve në botë.

Mos humbisni

Shokon Enca, nuk do ta besoni ku e fut kanabisin

Një nga këngëtaret më ekspresidhe dhe që ka treguar ‘dobësinë’  saj për kanabisin ka surprizuar …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.