E hënë , 21 Gusht 2017
Kreu / Rajon / Presidenti i Greqisë kërcënon Tiranën

Presidenti i Greqisë kërcënon Tiranën

Një deklaratë të fortë ka lëshuar presidenti grek Prokopis Pavlopulos nga veriu i Greqisë kur tha se Shqipëria duhet të përmbushë dhe të respektojë detyrimet ndaj minoritetit grek si kusht për t’u anëtarësuar në BE.

Reagimi i kreut të shtetit grek erdhi menjëherë pas lajmit mbi prishjen e dy ndërtesave në Dhërmi për të cilat Pavlopulos tha se “shkelja provokuese e të drejtës së pronës për bashkatdhetarët tanë nga autoritetet shqiptare mban larg perspektivën europiane të Shqipërisë”.

Deklaratat e presidentit grek u bënë nga Preveza, ku u zhvillua kongresi i zakonshëm botëror i Epirit siç quhet në Greqi.

“Nuk duhet të harrohet se pakicës etnike greke duhet t’i respektohet në Shqipërinë fqinje çdo e drejtë ashtu siç u ka hije qytetarëve që jetojnë në sundimin e regjimit të ligjit”, tha presidenti grek.

Të gjithë duhet të ndiejnë se jetojnë në një shtet të së drejtës dhe se sundimi i ligjit nuk është një grumbull gurësh”, shtoi ai. “Në Europë nuk ka standarde të ndryshme për vende të ndryshme, ajo i ka të qarta kushtet për shtetet që duan të bëhen pjesë e ndërtimit europian”, u shpreh politikani i lart grek.

Më tej ai foli dhe për emigrantët shqiptarë në Greqi kur u shpreh se vendi i tij i ka shpërblyer me dashuri dhe nderim emigrantët shqiptarë aty dhe sipas ligjeve ndërkombëtare, të njëjtën sjellje të ngjashme pret dhe nga Shqipëria.

Mos humbisni

Federata Shqiptare përballë Jugosllavisë së Re

Dr. Sadri Ramabaja* Projektit serb për Jugosllavinë e re, plus Shqipëria, duhet t’i përgjigjemi me …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.