E hënë , 21 Gusht 2017
Kreu / Sport / Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino uron Kukësin për fitimin e titullit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino uron Kukësin për fitimin e titullit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka uruar Kukësin për fitimin e titullit të parë kampion.

Përmes një letre, Infatino ka uruar klubin verilindor oër kontributin e vazhdueshëm që po jep në futbollin shqiptar.

“Kam kënaqësinë të përcjell urimet e mia më të mira për klubin e Kukësit për titullin e tyre të parë kampion, të arritur në këtë edicion. Ky titull vjen si rezultat i punës së kryer dhe urimet e mia shkojnë për futbollistët e skuadrës kampione, trajnerit të skuadrës, dhe stafit të administratës në klub, stafit teknik dhe mjekësor, si dhe tifozëve të kësaj skuadre. Unë do të përcillja njëherësh edhe falenderimet e mia për JU dhe FSHF-në, si dhe për klubin e Kukësit për kontributin e vazhdueshëm në mesazhet që jep futbolli”,– përfundon Presidenti i FIFA-s letrën e tij.

Kukësi arriti që të fitojë për herë të parë në histori titullin kampion të Kategorisë Superiore.

Mos humbisni

Një serb në Shqipëri, Gvozdenoviç: Pse jo edhe në Kosovë

Postulati olimpik se sporti miqëson njerëzit dhe bashkon popujt, në historinë botërore ka treguar se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.