Kreu / Kuriozitete / Po vjen! Toka nesër do të goditet nga një stuhi e tmerrshme /Foto

Po vjen! Toka nesër do të goditet nga një stuhi e tmerrshme /Foto

Një stuhi diellore e fuqishme mund të zhysë në errësirë planetin tonë nesër.

Shkencëtarët po përgatiten për një “stuhi gjeomagnetike”, një shpërthim grimcash nga atmosfera e Diellit që shkëputet nga fusha magnetike e Tokës.

Stuhia në fjalë mund të godasë rrjetet e energjisë, duke i paralizuar ato.

Besohet gjerësisht se stuhitë diellore janë një nga “kërcënimet më të mëdha” për njerëzimin.

Ato mund të shkaktojnë probleme masive për furnizimin me energji elektrike, duke shkaktuar ndërprerje që mund të shfaqen fatale.

Stuhitë diellore gjithashtu mund të krijojnë probleme në funksionimin e satelitëve dhe aeroplanëve.

Një stuhi e madhe diellore goditi Tokën në vitin 1859, e një e ngjashme për nga madhësia sot do të shkatërronte shoqërinë tonë moderne, pasi ajo është shumë e varur nga teknologjia.

Duke folur më parë këtë muaj, Brian Gaensler, një astrofizikant në Universitetin e Torontos, dha një paralajmërim të zymtë për atë që mund të shkakojnë stuhitë diellore:

“Shqetësimi këtu është se nëse rrezatimi nga një shpërthim diellor godet tokën, mund të bllokojë satelitët, të prishin telefonat celularë dhe format e tjera të komunikimit”, tha ai.

Efektet e një stuhie diellore mund të zgjasin muaj – ose edhe vite – pasi autoritetet do të duhet të riparojnë të gjitha infrastrukturat e dëmtuara. Burimi: DailyStar

Mos humbisni

Njihuni me qytetin ku dielli doli vetëm 6 minuta në Dhjetor!

Mos u ankoni me motin ne Shqiperi. Nuk do ta besoni se cfare ndodh ne …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.