Duhet të ishin pushimet më ekzotike në një nga destinacionet më turistike të Indonezisë.
Por një çift iranian që po udhëtonte për në Bali nuk arriti kurrë në destinacon dhe ëndrra për të pushuar në plazhet e ishullit u shndërrua shumë shpejt në një makth.
Ata u nisën nga Doha drejt Balit.
Gjatë fluturimit me avion kur burri ra në gjumë, gruaja e tij, e cila dyshonte tek ai, vendosi që ti kontrollonte telefonin.
Ajo përdori gishtin bashkëshortit për ta zhbllokuar telefonin e tij dhe zbuloi tradhtinë.
Kjo bëri që çifti të fillojë një zënkë të madhe në avion dhe asnjë në bord nuk arriti që ti qetësonte.
Piloti u detyrua që të bëjë ulje emergjente në Chennai dhe të nisej në destinacion pa çiftin luftarak.
Diskutime rreth kësaj post