Për shkak të rreshjeve të vazhdueshme po përkeqësohet gjendja në qytete të vendit. Ndërkohë që situata në autostradën Tiranë-Durrës sa vjen dhe rëndohet. Janë të shumtë qytetarët të cilët denoncojnë faktin e ndihen të braktisur nga autoritet, pavarësisht deklaratave që vijnë nga institucionet përgjegjëse dhe qeveria.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka publikuar në Facebook, një mesazh të një qytetari, i cili së bashku me familjen e tij janë në rrezik jete, për shkak të reshjeve të shiut në autostradë, ndërsa thekson se askush nuk po ju vjen në ndihmë.
Statusi i plotë:
SOS në Autostradën Tiranë – Durrës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital në rrezik jete! sb
“Mirmbrema z berisha.jam nje qytetar qe kam ngelur me gjith familjen ne autostraden tirane durres.gjendja eshte shum e rende.niveli uji sa vjen e ngrihet.kemi femije te vegjel me vete.lu lutem nderhynin dhe beni dicka”.
Ndërkohë që më parë Policia e Shtetit postoi një video ku tregonte që po punonte për ndërhyrjen dhe normalizimin e gjendjes.
Diskutime rreth kësaj post