Kreu / Rajon / Piu helm gjatë seancës në Hagë, ndërron jetë gjenerali kroat

Piu helm gjatë seancës në Hagë, ndërron jetë gjenerali kroat

I dënuar me 20 vite burgim për krime lufte në Bosnje, Sloobodan Praljak ka ndërruar jetë sot.

Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, ndërsa ish-gjenerali kroat piu helm publikisht para mediave dhe trupit gjykues.

Mëposhtë mund të shihni videon e aktit të rëndë që tronditi jo vetëm trupën gjykuese të Hagës:

Slobodan Praljak lindur më 2 janar 1945 është një politikan dhe shkrimtar kroat i cili shërbeu si gjeneral në Ushtrinë Kroate dhe Këshillin Kroat të Mbrojtjes, një ushtri e Republikës Kroate të Herzegovinës.

Në vitin 2013, në një vendim të shkallës së parë, ai ishte midis gjashtë politikanëve kroatë të dënuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) për krimet e luftës gjatë Luftës Kroate-Boshnjake.

Në padinë e tij thuhet se Praljak si një zyrtar i lartë ushtarak i komandonte në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë forcat e armatosura të Bosnjes që kryen krime masive të luftës kundër popullatës muslimane boshnjake në rreth 30 komuna në Bosnje dhe Herzegovinë.

Në rolin e tij si një zyrtar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte i përfshirë ngushtë në të gjitha aspektet e jo vetëm planifikimit dhe operacioneve ushtarake të Bosnjes,  por edhe të veprimeve të policisë civile.

Mos humbisni

Greqi, ndalohet një gomone shqiptare me drogë

Roja bregdetare greke ka ndaluar një gomone dhe ka vënë në pranga tre persona pas …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.