E premte , 9 Dhjetor 2016
Kreu / Aktualitet / Pezullohen nga detyra, ja video kur policët rrugorë marrin rryshfet
parkim të gabuar

Pezullohen nga detyra, ja video kur policët rrugorë marrin rryshfet

Pezullohen nga detyra, ja video kur policët rrugorë marrin rryshfet

Pas publikimit të një video ku shfaqen dy punonjës të Policisë Rrugore që pretendohet se kanë përfituar para nga një drejtues mjeti duke shkelur rëndë detyrën, Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësit Agron Boga dhe Nazmi Xhaja.

Pas verifikimeve të bëra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka rezultuar se punonjësit e sipërpërmendur, në datën 8 janar 2016, në orët e pasdites, po kryenin shërbimin në aksin kombëtar Kashar – Tiranë dhe kanë ndaluar një automjet pasi kishin marrë njoftim se udhëtonte me xhama të errësuar.

Dyshohet se punonjësit e policisë kanë shkelur detyrën duke mos ndëshkuar drejtuesin e automjetit, në këmbim të parave. Çështja është duke u hetuar paralelisht edhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit falënderojnë qytetarët dhe mediat për kontributin në luftën kundër shkelësve të ligjit dhe kundër korrupsionit, si dhe i ftojnë ata të vijojnë të japin kontributin e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit siguron mbarë opinionin publik se përballë shkeljeve të detyrës nuk do të kursehet askush.

Cfare eshte ajo i futen ne xhep policit rrugor ne momentin 01:47 sec? Ftese dasme, letra bixhozi apo leke borxh?

Posted by JETA OSH QEF on Friday, January 8, 2016

Mos humbisni

dimitra

“Mimi” grek që e nxorrën me qen e mace dhe prapaskenat e sulmit ndaj Mimit shqiptar

Sido që të jetë, efektin si lajm prej “shoubizi” një titull grek mbi ministren e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.