Kreu / Aktualitet / Përleshja e armatosur, prokuroria kërkon 107 vjet burg për autorët

Përleshja e armatosur, prokuroria kërkon 107 vjet burg për autorët

Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar 107 vjet burgim në total për 4 persona, të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. 

Të pandehurit Elton dhe Tom Mamli, vëllezër me njëri-tjetrin, më datë 23.09.2015 kanë patur një konflikt të ashpër të armatosur me kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të Trenit.

Nga konflikti i armatosur mbeti i vdekur shtetasi Naim Tafa, i përfshirë gjithashtu në përleshje, ndërsa u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin bashkë me shumë persona të tjerë në zonën e stacionit të trenit.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar dënimet si më poshtë:

1. Tom Mamli, 33 vjet burgim;
2. Elton Mamli, 26 vjet burgim;
3. Gazmir Tafa, 24 vjet burgim;
4. Taulant Tafa, 24 vjet burgim.

Gjithashtu, Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar dënimin me 2 vjet burgim për shtetasin Dorian Mamli, i akuzuar për “moskallëzim krimi”.

Mos humbisni

“Plas” skandali, ky është shefi i policisë që bën trafik kokaine

Sonte në mbrëmje u denoncua një skandal që ndodh në radhët e Policisë së Shtetit. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.