Kreu / Politikë / Përgjimet, Saimir Tahiri e pranon: Ja gafa e vetme që kam bërë

Përgjimet, Saimir Tahiri e pranon: Ja gafa e vetme që kam bërë

Që në nisje të konferencës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cilësoi “pallavra kriminelësh” përgjimet e dala sot në media ku Habilajt përmendnin emrin e tij si personi me të cilin ndanin paratë e drogës. Tahiri tha se nuk do të rrinte duarkryq por do punote që të zbardhet e vërteta.

Ai pranoi se i kishte kushërinj të dhjetë dhe tregoi gabimin e vetëm që ka bërë. 

“I vetmi gabim që kam bërë me ta është se iu kam shitur makinën, mbaj përgjegjësi të plotë për ketë veprim. S’kam pasur asnjë raport aq më pak të paligjshëm me ta. Dënoj çdo veprimtari të paligjshme edhe këta që s’kanë hezituar të përdorin emrin tim. Shpresoj që drejtësia t’i dënojë”,- tha ai.

Tahiri s’ka kërkuar gjë tjetër veçse të zbardhet e vërteta. “S’kam ndërmend ti shtrij kujt dorën, jam gati për çdo hetim do luftoj vetë që çdo e vërtetë të zbardhet deri në fund”.

Mos humbisni

Kjo është drejtoresha që merr 5 mijë euro për një vend pune. Emri

Ish- kryeministri Sali Berisha denoncon drejtoreshën e spitalit në Elbasan se merr 5 mijë euro …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.