Kreu / Politikë / Përfaqësuesit e EURALIUS ‘zbarkojnë’ në zyrën e kryeprokurores Arta Marku

Përfaqësuesit e EURALIUS ‘zbarkojnë’ në zyrën e kryeprokurores Arta Marku

Në zyrën e Arta Markut kanë mbërritur përfaqësues të EURALIUS po zhvillojnë një takim me kryeprokuror e re të përkohshme. Përfaqësuesit e huaj aktualisht ndodhen në zyrën e prokurores Marku. Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë se këto takime vijnë në një kohë kur të hënën është caktuar që të nisë puna për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës. Siç u bë e ditur më herët, Arta Marku hoqi dorë nga gara për anëtare të KLP-së.

Aktualisht në garën për KLP janë 17 prokurorë, nga të cilët do të zgjidhen 6 dhe më pas do të bashkohen me 5 anëtarë të tjerë të cilët do të janë nga jashtë sistemit të prokurorisë për të plotësuar numrin prej 11 anëtarësh nga të cilët përbëhet KLP.

Mos humbisni

Sonte Sokol Balla fillon ‘Real Story’ dhe fut një kunjë për Top Channel

“Topin e lamë tek Topi, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”. …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.