Prestigjiozja ‘The Economist’ në një artikull rreth Tiranës dhe menaxhimit të saj nga kryebashkiaku Erjon Veliaj, teksa flet për karrierën politike të tij, përmend edhe atë që e quan “skandalin që përfshiu qeverinë Rama pas publikimit të dosjes së Habilajve dhe lidhjeve të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri”.
“Tani Veliaj nuk mund të jetë në një moment më të mirë. Gjithkush mund të shohë rezultatet e punës së tij dhe, ai përfiton nga mos përfshirja në një skandal që plasi në tetor dhe që e ka dëmtuar zotin Rama dhe qeverinë e tij.
Një ish ministër i Brendshëm u akuzua për bashkëpunim me kontrabandistët e drogës, një akuzë që ai e mohon. Për fat të mirë të Veliajt, ish-ministri i Brendshëm, karriera e të cilit është shkatërruar, ishte rivali i tij i vetëm serioz për udhëheqjen e ardhshme të Partisë Socialiste”.
Diskutime rreth kësaj post