Partia Demokratike do të organizojë të hënë një protestë. PD do të organizojë një protestë kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm dhe mësohet se protesta do të fillojë në orën 09:30 në kryeqytet.
Kujtojmë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.
Mbledhja do të nisë në orën 18:00. Kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje pasi në të do të diskutohet në lidhje me prokurorin e ri.
Diskutime rreth kësaj post