Kreu / Rozë / Pas largimit nga “Dance…” flet Fiori Dardha: Jam trajtuar si një copë mishi

Pas largimit nga “Dance…” flet Fiori Dardha: Jam trajtuar si një copë mishi

Largimi i saj nga spektakli ‘Dance With Me’ ishte i bujshëm dhe i befasishëm. Pas debateve e fyerjeve të njëpasnjëshme me anëtarin e jurisë Robert Aliaj, gazetarja Fiori Dardha la garën pa u menduar dy herë. Deri më tani moderatorja nuk kishte reaguar duke i lënë të gjithë ta gjykonin situatën në këndvështrimin e tyre, por sot, 1 javë më pas, Fiori ka folur për herë të parë pas sherrit me një status të gjatë në Instagram me anë të një postimi ku ka treguar shumë detaje nga jeta e saj.

“E njoh mire koston e te qenit person publik! Kam kohe qe e paguaj kete cmim, thuajse cdo dite nga nje kest, si te kisha marre nje kredi qe nuk ka fund kurre. E di mire qe nuk te kursejne dhe qe te gjithe jane te gatshem te te hedhin si nje cope mish per hijenat online. “ASNJEHERE NUK DO MBERRISH NE DESTINACION, NESE KTHEN KOKEN PAS CDO QENI QE LEH” – ka thene (pak a shume) nje njeri i mencur! Ka pasur te drejte shume!

Disa vite me pare, kur fitova audicionin per te prezantuar “Fiks Fare”, jam perballur me sulmin e pare te komunitetit online. Fyerje, sharje, vrer i derdhur neper komente, tituj helmues portalesh qe me nguleshin pa meshire si thika cdo dite. Muajin e pare qe prezantova “Fiks Fare” m’u kthyen rrjetet sociale ne makth. Cdo mbremje betohesha se nuk do te shkelja me ne studio dhe ne mengjes i jepja kurajo vetes per te dhene maksimumin ne ekran. Njerez me emer e mbiemer, (nga adoleshente e deri te mosha e prinderve te mi) dhe plot te tjere anonime me profile false qe nuk kurseheshin me fyerje neper komente. Pse?! Sepse kisha fituar me konkurs te drejten per te prezantuar nje nga emisionet me popullore ne Shqiperi. Vendosa t’i shperfillja portalet dhe sidomos komentet poshte lajmeve qe sajoheshin aty per aty. Vetem atehere nisa te shijoj te qenit ne ekran dhe t’i gezohem punes sime. Nje pune qe nuk ma kishte falur askush, por qe e fitova me merite te plote!

Vetem 2-3 muaj me vone, te njejtet portale qe me kishin hedhur si nje cope mish per te uriturit komentues online, nisen te shkruanin pozitivisht e harruan c’kishin thene disa kohe me pare. Per 3 vite ne Fiks Fare, askush nuk mendoi per demin psikologjik qe me kishte shkaktuar, askush nuk kerkoi falje per shqetesimin qe i krijuan padrejtesisht familjes sime. Sulmi i fundit ka nisur keto dite! Pse?!
Sepse reagova ashtu sic une e gjykova te drejte ne nje spektakel. Edhe sikur ta kem gabim, kam te drejten time te shprehem sic une e mendoj. Ata, “ekspertet” online, nese duan te kundershtojne, le ta bejne me argumenta, pa fyer, pa qene nevoja te sillen si shpellare. Nuk jam nga ato qe nuk i pranoj kritikat, madje edhe reflektoj e reagoj kur ato qendrojne, por neveris tallagjaret qe nuk kene ofeze pa shkruar online.

Jam mesuar te them perhere ate qe mendoj, madje me ze te larte. Kam disa parime qe nuk i shkel dot, sepse ne jete kam gjera me te shtrenjta se ekrani. Kam marre gjithmone persiper edhe riskun e gjykimit dhe krijimit te antipatise tek ajo pjese e publikut qe pelqen te shohe vetem kukulla te bukura pa goje ne ekran. (Do te doja shume qe ky publik te njihte dhe te shihte qofte edhe per 1 dite te vetme ne jeten reale ATO qe serviren ne ekran si shenjtore, te embla, syqeshura e gojesheqerka.) Gjithsesi, mua as keto nuk me shqetesojne. Ka vend per te gjithe. E per ta mbyllur: Kam krijuar imunitet ndaj atyre qe nxjerrin dufin online. Ndonjehere me ndodh t’i shoh profilin dikujt qe ka derdhur vrer per mua dhe atehere me kap e qeshura e them me vete “Si mund te merzitem me kete. Ia vlen ta konsiderosh kete ‘gjene’?”

Po te jap nje shembull, ju them se nuk do ta harroj kurre nje zonje (ndonese nuk e meriton ta quaj keshtu), ne moshen e mamase sime, gjyshe, qe nuk le rast pa me fyer me nje fjalor skandaloz sa here sheh foton time ose lexon emrin tim diku. E kam “studiuar” rastin e saj, madje edhe kam reaguar nje here ne nje prej komenteve te saj dhe zbulova qe nuk i pelqeja kur dilja ne ekran. Kaq mjaftonte qe ajo te leshonte lumenj fyerjesh kudo ndaj meje.

E vetmja gje qe me shqeteson ne keto raste eshte familja ime. Tmerrohem kur mendoj lotet e nenes sime. Perpiqem t’i shpjegoj se njerezit nuk duan t’ia dijne dhe te sterrosin edhe kur nuk u shkakton asnje dem. Sa per koleget e portaleve qe nuk te kursejne, u them qe mos ta bejne pis shpirtin e profesionin e tyre, duke ua leshuar si cope mishi jeten e tjetrit hijenave online”, shkruan Fiori.

Mos humbisni

Pas ikjes nga “Portokallia”, Bes Kallaku ka nisur punën e re. Ja ku /Foto

Aktori i humorit Bes Kallaku i mungon këtë sezon spektaklit “Portokalli”. Ai deklaroi se largimi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.