E diel , 4 Dhjetor 2016
Kreu / Aktualitet / OSHEE: Nën kontroll situata e furnizimit me energji
oshee tirane

OSHEE: Nën kontroll situata e furnizimit me energji

OSHEE: Nën kontroll situata e furnizimit me energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi te premten se po ndjek me vëmendje situatën energjetike në vend, pas anomalive të krijuara në rrjet nga reshjet e shiut.

Informacioni i orës 12:00, i marrë nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE-së, të cilat përcjellin situatën energjetike çdo orë pranë shtabit të Divizionit të Shpërndarjes në OSHEE, tregon për një situatë normale të furnizimit me energji elektrike, me përjashtim të disa zonave të përmbytura një ditë më parë, në Lushnjë e Durrës.

OSHEE bën të ditur se rreth 1800 punonjës janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e të gjitha defekteve me qëllim rikthimin sa më shpejt të energjisë tek abonentët. Sipas informacionit të përcjellë nga dispeceria qendrore e OSHEE, janë gjithsej 6 fidera pa energji të cilat furnizojnë zonat rurale të përmbytura.

Fiderat pa energji janë ajrore dhe ka vështirësi në terren për riparimin në kohë te defekteve , megjithë angazhimin maksimal të grupeve të avarive të OSHEE.

Zonat më të prekura nga difektet janë: Tiranë, ShënMeri (pjesërisht), Yzberisht (pjesërisht), Zona Shkozë, Zallbastar, Allias (pjesërisht), Babru (pjesërisht), Durrës, Katundi i Ri, Pompat Harizaj , Qerret, Kukës, Mamëz (pjesërisht), Surroj (pjesërisht), Qinamake (pjesërisht), Pac (pjesërisht), Golaj (pjesërisht), Burrel, Komuna Orosh, Gurre e Madhe (pjesërisht), Elbasan, Rase/Belsh, Labinot, Berat, Divjakë/Lushnjë, Perondi/Kucovë, Korçë, Voskopojë (pjesërisht).

Mos humbisni

policia-tirane_1_1

Horror në Fier, hedh gruan nga dritarja, ja dëshmia e burrit

Fredi Ruko 52 vjeç, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Liljana Ruko 43 vjeçe, …

Një koment

  1. Neve ne Yzberisht na e keni nxire jeten cdo dite pa drita nga 4 ore dhe sot me 9/1/2016 plot 8 ore pa drita.Na e sillni ate 20 kw edhe neve se na u prishen te gjitha paisjet elektrike nga tensioni i ulet.E keni bere ca te nenes e ca te njerkes gjysma e Yzberishtit e ka 20 kw e gjysma ne meshire te fatit.Dritat e rrugeve nuk i ndizni fare asnje nate.Ke frike te dalesh ne rruge.Jemi kthyer ne Mesjete.Se kur vjen puna per pagesen e faturave nje dite nuk te falni.Beni nje pune te prokopise edhe ne Yzberisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.