E shtunë , 3 Dhjetor 2016
Kreu / Aktualitet / Operacion në Borsh, arrestohen 2 persona me drogë
policia shqiptare vrasje

Operacion në Borsh, arrestohen 2 persona me drogë

Policia e Vlorës ka ndërhyrë në një rast kultivimi të drogës në zonën e Borshit, teksa ka sekuestruar edhe armë gjatë operacionit ku u arrestuan dy shtetas.

Sipas policisë, gjatë një operacioni në zonë e Borshit u arrestuan dy persona. Më konkretisht në prangat e policisë kanë rënë Taulant Lamaj, 32 vjeç, banues në fshatin Selenicë –Vlorë dhe Olgert Lamaj, 33 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi -Vlorë. Strukturat e Policisë, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative, kishin konkluduar se këta dy shtetas do të transportonin një sasi lënde narkotike nga fshati “Kuç” i Vlorës, në drejtim të qytetit të Sarandës dhe më pas me destinacion final në shtetin Grek.

Shërbimet e Policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në aksin rrugor “Çorraj-Borsh”, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve: Olgert Lamaj, i cili posedonte mjetin tip “NISAN” me targë: AA948JN, në të cilin Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit që i kanë bërë këtij mjeti, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 76 kg “Cannabis”, e cila ishte e ndarë dhe e paketuar në 38 pako (2 kg secila) të mbështjella me letër natribani të tejdukshme. Gjithashtu, në të njëjtin vend (50 m me larg) është gjetur i parkuar mjeti tip “BMË-X5” me targë: AA564MP, me drejtues mjeti, shtetasin: Taulant Lamaj, në të cilin Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri “Automatik” model 56. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 76 kg lëndë narkotike “Cannabis sattiva”,  2 automjete (“NISAN” dhe “BMË-X5), 1 armë zjarri të llojit “Automatik” model 56. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje” kryer në bashkëpunim. /

Mos humbisni

vrasje-1

Saga kriminale “Çiço”. Ari Alinani, dëshmitari kyç i atentateve

Ari Alinani shikohet si personi kyç që mund të hedhë dritë mbi vrasjen e Nelgert …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.