Kreu / Rozë / Olivia Lua, kjo është viktima e pestë ndër vajzat e bukura

Olivia Lua, kjo është viktima e pestë ndër vajzat e bukura

Olivia Lua, një aktore e filmave për të rritur është shuar në moshën 23-vjeçare. Ylli i filmave porno, e cila njihej edhe me emrin Olivia Voltaire ndërroi jetë ndërkohë që gjendej e shtruar në qendër rehabilitimi. Lajmi, sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Mirror”, u bë i ditur nga agjencia e aktores.

Ajo është porno star-ja e pestë e cila vdes në më pak se tre muaj.

Agjencia e saj, LA Direct models, në një deklaratë shkruante: “Ka patur shumë komente kohët e fundit për numrin e yjeve për filma për të rritur që kanë ndërruar jetë gjatë këtij viti dhe me hidhërim të madh na duhet t’ju informojmë që lista është zgjeruar. Sot mësuam se Olivia Lua ka ndërruar jetë në mëngjes, shpirti i saj u preftë në paqe”.

23-vjeçarja mësohet se nuk po punonte përgjatë muajve të fundit, për shkak të problemeve personale.

Teksa nuk ka ende një shkak zyrtar për vdekjen e Olivias, dyshohet se ajo të ketë ndërruar jetë për shkak të një miksi ilaçesh dhe alkooli.

Olivia është e pesta aktore e filmave porno që vdes në tre muajt e fundit pas August Ames, Shula Stylez, Olivia Nova dhe Yuri Luv.

Mos humbisni

A e puthi Elvana në buzë? Kejvina Kthella tregon të vërtetën e asaj nate (VIDEO)

Ajo skenë bëri namin në rrjet! Por tani Kejvina Kthella, velina e “Xing me Ermalin”, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.