Kreu / Botë / Nuk është shaka! Kapen në aeroport dy luanë të droguar në valixhe

Nuk është shaka! Kapen në aeroport dy luanë të droguar në valixhe

Kur kontrollorët në aeroportin e Kajros po monitoronin kalimtarët, ata nuk u besonin syve të tyre; në një valixhe ishin dy luanë, të gjallë por të “droguar”.

Autoritetet në aeroportin e Kajros në Egjipt kanë ndaluar përpjekjet e një kuvajtjani për të kontrabanduar dy këlyshë luani me anë të një valixheje.

Udhëtimi i burrit u anulua teksa po kryheshin procedurat ligjore. I dyshuari i kishte vendosur këlyshet nën anestezi si një mënyrë që kafshët të mos reagonin.

Kafshët e vogla u zbuluan gjatë një inspektimi rutinë. Ai tha se nuk e dinte që ishte e paligjshme t’i merrje kafshët në atë mënyrë.

Policia arrestoi burrin nga Kuvajti, ndërsa luanët u dërguan në kopshtin zoologjik të Gizës.

Mos humbisni

Lufta e Tretë Botërore duket e pashmangshme, Trump sapo bëri lëvizjen …

Presidenti amerikan Donald Trump është i vendosur të krijojë ushtrinë më të fuqishme në Tokë, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.