Kreu / Rajon / Nuk do ta besoni sa plumba në trup ju gjetën politikanit serb që u vra sot

Nuk do ta besoni sa plumba në trup ju gjetën politikanit serb që u vra sot

Mediat në Serbi raportojnë se ka përfunduar dhe autopsia për politikanin serb, Oliver Ivanoviç, i vrarë sot në Mitrovicë të Veriut.

Mediat bëjne me dije se në trupin e Ivanoviçit ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë plumba të qitura nga një armë e vogël.Sakaq autopsia është kryer nga autoritetet mjekoligjore të Kosovës në prani edhe të prokurorëve special.

Më herët sot, prokuroria e Mitrovicës, kishte konfirmuar se dy prokurorë nga ky institucion kanë nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve në Kosovë.

Ekzekutimi i Oliver Ivanoviç ditëne sotme para selisë së partisë së tij ka sjellë reagime të shumta të politikanëve në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri.

Mos humbisni

Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott është sulmuar teksa ishte duke mbajtur një ligjëratë në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com