Kreu / Politikë / “Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”, ambasadori austriak: Konica e kishte gabim

“Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”, ambasadori austriak: Konica e kishte gabim

Këtë të mërkurë në Tiranë u mbajt një Konferencë nga OSBE mbi rolin e ndërkombëtarëve në tranzicionin shqiptar.

Në Konferencë kanë marrë disa personazhe që kanë parë ecurinë e Shqipërisë ndër vite.

Mes tyre ishte edhe ish-kryeministri italian, Romano Prodi.

Ai tha se Shqipëria ka bërë progres të madh.

Prodi ndërkohë i bëri apel BE-së, që ritmet e integrimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë duhen përshpejtuar.

Ndërsa kreu i prezencës së OSBE, Berndt Borchardt, vlerësoi rolin e OSBE përgjatë viteve në Shqipëri, duke thënë se vendi ynë tashmë ka bërë hapa të mëdhenj përpara.

“Vetëm 20 vjet më parë, Franz Vranitzky dhe Prezenca e OSBE-së erdhën këtu për të mbështetur rindërtimin e Shqipërisë. Sot, jemi shumë larg nivelit të atyre ditëve. Shqipëria ka ecur shumë përpara, por mbeten ende sfida të mëdha”, tha Borchardt.

Më i veçantë ishte ambasadori austriak, Johan Sattler.

Ai huazoi dy shprehje shqip  për të treguar ndërthurjen e rolit të të huajve në vendin tone.

Duke cituar shprehjen e Faik Konicës se “nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”, ambasadori Sattler tha se Konica ishte gabim, pasi Shqipëria, sipas tij, do të bëhet me shqiptarët.

Kjo, pasi sipas tij, i zoti e nxjerr gomarin nga balta.

Mos humbisni

Pas ekzekutimit të vëllait, flet për herë të parë ish-deputeti Arben Ndoka

Ka reaguar për herë të parë pas ekzekutimit të vallit ish deputeti i PS-së Arben …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.