Kreu / Politikë / Noka si Basha, s’del nga Kuvendi. Ruçi shtyn seancën

Noka si Basha, s’del nga Kuvendi. Ruçi shtyn seancën

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është përfshirë sërish nga debatet e forta dhe përplasjet, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren duke ndërprerë punimet. 

Përjashtimi i Flamur Nokës nga seanca ka sjellë ndërprerjen e punimeve të Kuvendit, ndërsa opozita (PD-LSI-PR) kërkon përjashtimin e Ramës për ofendime, PS të deputetit të PD për bllokimin e foltores.

Dy kërkesat janë depozituar në Byronë e Kuvendit në pritje të vendimit, teksa në orën 17:00 pritet që të rinisë seanca e sotme. Opozita vijon që të jetë e ngujuar në parlament, pasi nëse do të dalë, Flamur Noka që u përjashtua nga Gramoz Ruçi nuk do të lejohet nga Garda që të futet.

Si nisi sherri në Kuvend
Pas ndërprerjes së fjalës së Berishës në foltore, Noka kërkoi të reagonte për procedurë, pasi sipas tij Rama ofendoi ish-kryeministrin, por Ruçi nuk pranoi duke refuzuar që t’i japë fjalën.

Kaq mjaftoi që situata të precipitonte në sharje dhe ofendime nga Noka, që iu drejtua Ruçit me fjalët rrugaç.  Ruçi e përjashtoi nga seanca, ndërsa opozita bllokoi foltoren duke bërë që të ndërpritet seanca plenare.

Debati që solli sherrin
Gramoz Ruçi: Zoti Berisha, mbaroi koha

Flamur Noka: Dua fjalën për procedurë

Gramoz Ruçi: Nuk ka procedurë

Flamur Noka: Ti je rrugaç, xhandar…

Ruci: Të tërheq vëmendjen…

Ruci: Je i përjashtuar nga seanca

LSI bashkohet me PD për Berishën
Pas sherrit në Kuvend që solli përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca, Partia Demokratike, LSI dhe PR kërkojnë përjashtimin e Edi Ramës me 10 ditë nga punimet e parlamentit.

Kërkesa për përjashtimin e Ramës është firmosur nga kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Spaho, Vasili dhe Mediu, pasi sipas tyre kryeministri ofendoi Berishën dhe opozitën me një fjalor vulgar dhe të papranueshëm.  PD pretendon se Rama gjatë debatit në Kuvend i ka thënë Berishës pa mikrofon ‘ke rrjedhur’.

Mos humbisni

Detajet e reja të dosjes “Habilaj”

Gjykata e Katanias, në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.