Organizata GUS Albania, në kuadrin e zgjerimit të aktivitetit të saj në Shqipëri, hap vend të lirë pune për Koordinator të zyrës GUS Albania në Tiranë.
Afati i paraqitjes së kandidaturave është deri më datë 20/05/2017.
Të gjithë personat e interesuar mund të konsultojnë kriteret e kandidimit në faqen web www.gusalbania.al
GUS Albania është OJF me dy vjet eksperiencë në Shqipëri . Zhvillon aktivitet me profil social, kulturor dhe punon për përforcimin e shoqërisë civile. Nëpërmjet konferencave dhe trajnimeve, GUS Albania kontribuon në rritjen e njohurive dhe mundësive, veçanërisht tek më të rinjtë. Plani i veprimit afatgjatë dhe lidhja e saj me organizatën italiane GUS (Gruppo Umana Solidarietà), projektojnë aktivitetin e GUS Albania në plan europian.
Kandidatura duhet të dërgohet në adresën [email protected].
E akuzoi për abuzim seksual, Saimir Kodra padit Egla Cenon, çfarë pritet të ndodhë me banoren e BBV
Moderatori i emisionit investigativ "Stop" ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno, aktualisht banore e Big Brother Vip Albania 3. Ai...
Diskutime rreth kësaj post