Kreu / Horoskopi / Njihuni me tre shenjat e horoskopit që janë më kursimtaret

Njihuni me tre shenjat e horoskopit që janë më kursimtaret

Kemi hyrë zyrtarisht në ditët e fundit të muajit tetor dhe shumë prej jush po mendojnë si të shtyjnë ditët deri në marrjen e rrogës muajin tjetër, ose kujt t’i drejtohen për borxhin e radhës.

Sigurisht që emrat e parë që vijnë në mendje janë “mami dhe babi”, të cilët kanë gjithmonë diçka të ndarë mënjanë, por kur dhe me ta nuk funksionon teatri i lutjeve e ngashërimeve, bëni mirë të hidhni sytë tek ndonjë mik ose mike që ka gjithmonë lekë në xhep, për veten, por edhe për shoqërinë.

Po sikur t’ju themi që yjet ju tregojnë se kujt t’i drejtoheni në rast ndihme? Tanimë dihet që yjet dinë gjithçka, madje dinë edhe për ato qindarkat që keni fshehur tek xhepi i xhaketës që nuk e keni veshur që vjet.

Virgjëresha

Virgjëresha ka një marrëdhënie shumë të mirë me paratë, aq sa nuk do të ekzgjeronim po të thonim se leku është bërë pikërisht për të. Të lindurit e shenjës së virgjëreshës janë shumë të prirur për biznes dhe nga ana tjetër janë shumë kursimtarë, kështu që sa herë keni nevojë për ndihmë, mund t’u drejtoheni pa problem pasi kanë gjithmonë diçka të ndarë mënjanë.

Akrepi

Ashtu sikundër virgjëresha, edhe akepi është i ‘’marrosur” pas parasë. Janë administrator të lindur, dinë të menaxhojnë shpenzimet aty ku duhet dhe të mos e privojnë veten nga kënqësia e blerjeve apo shërbimeve personale. Pavarësisht shpenzimeve dhe nevojave të përditshme, akrepi kursen dhe mendon për të ardhmen.

Bricjapi

Natyra analitike dhe përllogaritëse e bricjapëve është asi nën mëngë  që u nevojitet për të marrë gjithmonë vendimet e duhura kur bëhet fjalë për paratë. Dinë të bëjnë investime të mençura dhe të frytshme, si dhe të kursejnë kur dhe ku duhet. / Lajme.al

Mos humbisni

horoskopi ditor

Këto shenja horoskopi janë të destinuara të divorcohen

“Deri sa vdekja të na ndajë”. Jo të gjithë i përmbahen, ndonëse kur martohen nuk …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.