• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Njihuni me sportistin më të paguar të të gjitha kohëve

7 January, 2016
në Sport
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Njihuni me sportistin më të paguar të të gjitha kohëve

Çdo ditë lexojmë apo dëgjojmë raporte mediale për transfere të shtrenjta në botën e futbollit, apo dhe përfitimet “qesharake” që marrin sportistët e famshëm nga reklamat. Sportistët më të paguar të ditëve të sotme si, Tiger Woods, Floyd Mayweather, Messi apo Ronaldo, vlejnë disa qindra miliona dollarë – megjithatë, pasuria e tyre është “hajgare hesapi” krahasuar me pasurinë që kishte fituar sportisti më i paguar i të gjitha kohëve…

Ndoshta kurrë nuk këni dëgjuar për të, mirëpo karrocieri romak, Gaius Appuleius Diocles, gjatë karrierës së tij 24-vjeçare, kishte fituar aq shumë sestercë (monedha të argjendta romake), sa që – në ditët e sotme – vlera e tyre do të ishte e barabartë me 15 miliardë dollarë.

Kjo shumë e sestercëve (35,863,120 sish) do të ishte e mjaftueshme që të financohej një e pesta e ushtrisë romake – në kohën e saj më të artë, apo dhe të ushqehej e gjithë Roma antike brenda një viti.

Cayo Apuleyo Diocles33

data-full-width-responsive="true">

Diocles, i lindur në Lusitanian, në shekullin II të erës së re, karrierën e tij e kishte filluar në moshën 18-vjeçare, ndërsa kishte qenë aktiv në këtë lloj të sportit, për një periudhë të pabesueshme, plot 24 vjet. E themi të pabesueshme, sepse shumë pjesëmarrës të këtij sporti të rrezikshëm vdiqnin fare të rinj.

Ngasja e karrociereve në atë kohë ishte e popullarizuar mu siç janë të popullariuara sot garat e makinave – me një dallim “të vogël” – karrocierët ishin të armatosur me shpata, në rast se kundërshtari do të afrohej shumë.

Gjatë karrierës së tij, Diocles kishte marrë pjesë në 4,257 gara, kishte fituar në 1,462 prej tyre, ndërkaq në 1,483 tjera kishte përfunduar në vendin e dytë ose të tretë.

Cayo Apuleyo Diocles2

Ai çdoherë e drejtonte karrocierën që tërhiqej nga katër kuaj – dhe në këtë kategori ishte shumë më i zoti se konkurrentët e tij.

Pasi ishte tërhequr nga sporti, në moshën 42-vjeçare, Diocles ishte nderuar me një statujë në qendër të Romës, të cilën ia ndërtuan karrocierët tjerë bashkë me publikun, i cili adhuronte – dhe, kjo është arsyeja pse dimë aq shumë për jetën e tij.

Po ashtu ekzistojnë shumë tregime të shkruara për jetën e Dioclesdhe fatmirësisht një numër i madh i tyre janë ruajtur deri në ditën e sotme.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Horoskopi 12 Dhjetor 2015

Pasardhëse

Këshilla seksuale për meshkujt nga autori i Kamasutras

Pasardhëse

Këshilla seksuale për meshkujt nga autori i Kamasutras

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

Do jetë i pari i listës për 25 Prillin, Tahiri hap fushatën elektorale në qytetin e Vlorës

Nga lajme5
25 January, 2021
0

Dashamir Tahiri nga partia Bindja Demokratike këtë të hënë ka hapur dhe fushatën elektorale në Vlorë. Ish deputeti është shprehur...

Revoltohet Ylli Manjani, tregon cila është gënjeshtra e madhe e partive politike para zgjedhjeve

25 January, 2021

Përgjimet e ‘Ndraghetës’ ku dolën zbuluar edhe politikanë shqiptarë, vjen mesazhi i fortë i Astrit Patozit

25 January, 2021

“Kemi qenë në momente të vështira”, ende pa marrëveshje me PD-në, Mediu i jep mesazhin e koduar Bashës

25 January, 2021

“Ky do jetë viti i kthesës” Deputeti i PS Ervin Bushati flet për humbjen e madhe të dy partive politike: Dështim spektakolar

25 January, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.