Kreu / Aktualitet / Nis faza e parë për testim në Shkollën Bazë të Policisë
900 euro për tu diplomuar si polic

Nis faza e parë për testim në Shkollën Bazë të Policisë

Ministria e Puneve të Brendshme bën të ditur nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të saj per zhvillimin e fazave te tjera të konkurimit për Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë e Përgjithshme”,

“Akademia e Sigurisë në Policinë e Shtetit njofton gjithë aplikantët që janë kualifikuar në fazën e parë në testimin me shkrim, se testimi fizik i aplikantëve që konkurojnë për Shkollën Bazë të Policisë fillon më 29 mars 2016 për dy grupe”, thuhet ne njoftim.

Ministria informon se “Më datën 29 mars do t’i nënshtrohen testit fizik në stadiumin “Qemal Stafa” aplikantët të cilët kanë kaluar fazën e parë të testimit me shkrim, sipas orareve të përcaktuara, në orën 07:00 grupi i parë dhe në orën 13:00 grupi i dytë”.

“Aplikantët duhet të paraqiten me uniformë sportive, kartë identiteti dhe fletën e pranimit. Listat e aplikantëve për datën 29.03.2016, për të dyja grupet janë të shpallura në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit”, thuhet në publikimin e MPB.

Mos humbisni

Ekzekutimi i Ndokës, hapet dosja e një vrasjeje në vitin 2007

Vrasja e Aleksandër Ndokës në Lezhë, ka detyruar Policinë të hap dosjet e vjetra të …

Një koment

  1. Pershendetje kan dal pergjigjet e testimit qe u zhvillua sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.