Kreu / Kosovë / Ngriti skemë mashtrimi, policia prangos deputetin Milaim Zeka

Ngriti skemë mashtrimi, policia prangos deputetin Milaim Zeka

Gazetari i konvertuar në politikan Milaim Zeka është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës.

Mësohet se arrestimi i deputetit të NISMA’s ka ndodhur për dyshimet e forta se ai ka qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune në Gjermani, për 920 kosovarë.

Arrestimi i ish-gazetarit është bërë nga njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës, të hënen, gjatë mesditës.

Express shkruan se arrestimi i Zekës ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen Ilir Kransiqi.

920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi, e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi, ka raportuar Insajderi, më 3 tetor të këtij viti.

Sipas hulumtimit të kësaj gazete, aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit dyshohet se aplikantët janë gjendur brenda një skeme mashtrimi, të cilën Prokuroria ka nisur hetimet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Partneri i Zekës, Ilir Krasniqi, tashmë ndodhet në paraburgim, pasi për të njëjtën skemë ishte arrestuar para disa javësh.

Mos humbisni

Prizreni, bazë e trafikut të shtetasve turq drejt Evropës

Prizreni dyshohet se është një bazë e trafikut të shtetasve turq drejt Evropës, që ikin …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.