Opinioni publik është indinjuar fuqishëm nga vdekja e Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit shkodran që u masakrua në një nga burgjet e Marsejës.
Ditën e nesërme do të organizohet një protestë-homazh në kryeqytet, që do të mbahet tek Piramida në orën 12:00.
Adriatik Lapaj, aktivist: Kjo kërkon një sensibilizim shumë të madh. Nesër në orën 12:00 tek Piramida, nëse ka një rast që duhet që i gjithë populli të jetë në shesh, është ky. Ne duhet të dalim për jetën nesër në shesh, jo kur na thërret partia. Kjo mund t’i ndodhë gjithkujt, çdo djali, vajze, nëne e babai shqiptar.
Sakaq organizatorët shprehen se institucionet shtetërore shqiptare duhet të kishin reaguar prej kohësh, ndërkohë i bëjnë apel që t’i shkojë kësaj çështje deri në fund.
Adriatik Lapaj, aktivist: Kjo duhet të zbardhet absolutisht. Jo të jetë Franca, por të jetë kush të dojë. Të kërkohet drejtësi deri më një. Kush e vrau dhe pse i hoqën pajisjet mjekësore? Kjo është më e rëndë. Shteti ynë ku është, pa shtetësi jemi ne?
23-vjeçari shqiptar Florenc Beqiraj ka ndërruar jetë në spitalin e Marsejës pasi mjekët kanë vendosur t’i shkëpusin aparaturat që e mbanin në jetë.
Diskutime rreth kësaj post