Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç lidhur me marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Thaçi është shprehur se tanimë ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, duke i hapur rrugë liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sapo prezantova deklaratën e përbashkët, që kam nënshkruar me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic.
Falënderoj presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic për mirëkuptimin që ka treguar për marrëveshjen e shënimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Falë vullnetit të mirë të palës malazeze dhe perkushtimit të lidershipit të Kosovës, kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët, e cila adreson të gjitha shqetësimet e partive politike dhe të opinionit publik lidhur me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Siç është specifikuar në këtë deklaratë, jemi pajtuar për të adresuar dhe korigjuar gabimet eventuale të përcaktuara në deklaratën e përbashkët për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Tani ka hapësirë të mjaftueshme për të proceduar me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duke i hapur rrugë kështu liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Liberalizmi i vizave është dhurata më e mirë që mund të ndodhë në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë. Prandaj, jam i sigurt se partitë politike parlamentare do të kenë vullnet politik që pa humbur kohë, ta ratifikojnë marrëveshjen. Urime. HTH #kosova10
Diskutime rreth kësaj post