E hënë , 24 Prill 2017
Kreu / Botë / Nëna vret gabimisht vajzën duke e menduar hajn
Nëna vret gabimisht vajzën

Nëna vret gabimisht vajzën duke e menduar hajn

Nëna vret gabimisht vajzën duke e menduar hajn

Policia amerikane nga shteti federal Florida ka kumtuar se një grua gabimisht e ka vrarë vajzën e vet duke menduar se ishte hajn.

Nëna mbrëmë kishte qenë duke fjetur derisa kishte dëgjuar se dikush po hynte në shtëpi , e meqë iu bë se hapat po ia afroheshin me shpejtësi drejt dhomës së saj, ajo e shkrepi një fishek drejt personit, ka njoftuar shefja e policës në qytezën Saint Claude Denis Roberts, njofton AP, transmeton Koha.net.

Në ato çaste ajo zbuloi se bëhej fjalë për vajzën e saj 27 – vjeçare e cila u dërgua me shpejtësi në spital, por ajo atje vdiq menjëherë.
Policia refuzoi të publikojë emrin e nënës e të bijës pasi një anëtar i kësaj familjeje është polic e në Florida ligjet mundësojnë që këtë rast të fshihet identiteti i viktimave.

Detektivët po e hetojnë rastin, e tash për tash rrëfimi i nënës po përputhet me dëshmitë fizike.

Mos humbisni

“Le Monde” i bën thirrje lexuesve: Mos votoni Marine Le Pen!

Në editorianin e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale që zhvillohen këtë të dielë, të botuar mesditën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.