Kreu / Kosovë / Në balotazh votuan 38.1 për qind e votuesve

Në balotazh votuan 38.1 për qind e votuesve

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave votuan 38.10 për qind e qytetarëve me të drejt vote në 19 komuna.

Ndërsa, të gjitha vendvotimet, ajo tha se janë mbyllur në kohë.

Procesi i votimit, sipas Dakës ka shkuar mirë dhe pa raportimin e ndonjë parregullsie e cila do ta dëmtonte procesin e zgjedhjeve.

“Në bazë të të dhënave të dërguara nga qendrat e votimit të gjitha janë mbyllur me kohë dhe deri më tani dalja e votuesve në zgjedhje është 516 mijë e 573 votues apo 38.10 për qind e votuesve. Krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve më 22 tetor në këto komuna deri në të njëjtën kohë kanë votuar 594 mijë e 339 votues, apo 43. 70 për qind e votuesve. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur se procesi i votimit ka kaluar qetë dhe pa raportime për ndonjë parregullsi që do ta cënonte integritetin e këtyre zgjedhjeve”, tha Daka.

Daka ka falënderuar të gjitha institucionet që kanë qenë të angazhuara për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Nga ora 19:00, Daka shtoi se po vazhdon rrjedhja e afatit për paraqitjen e ankesave. Ndërsa, rezultatet paraprake, Daka tha se do të shfaqen në faqen zyrtare të KQZ-së, e jo në konferencë për media.

Mos humbisni

Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova po shkojnë drejt bashkimit, pa hyrë në BE

Akademiku Rexhep Qosja, teksa uroi 28 dhe 29 nëntorin per shqiptaret, kudo jane, nëpërmjet DritaremeRudinen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.