Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë 48 orëve të fundit dhe fryrja e lumenjve kanë sjellë situata të rrezikshme në vend.
Në veri të vendit, ka nisur shkarkimi i ujit të kaskadës së liqenit të Fierzës.
Prurjet e shumta në kaskadën e Drinit dhe fakti që nuk është derdhur uji për tu ruajtur, kanë bërë që liqeni të fryhet shumë. Për këtë arsye që mbrëmjen e djeshme të nisin shkarkimet.
Mësohet se janë hapur portat e HEC-ve të Komanit dhe Vaut të Dejës. Shkarkimet kanë nisur që dje, 1500 m3/sekondë, ndërsa nga Vaun i Dejës shkarkimet janë 500 m3/sekondë.
Sakaq përmbytje të shumta kanë ndodhur në jug të vendi, në Vlorë.
Kurse në Gjirokastër një pallat është në rrezik shembje, ndërsa janë evakuuar banorët e zonës.
Diskutime rreth kësaj post