-Policia kufitare gjatë kontrollit i ka gjetur një italiani një pajisje që dyshohet se është përgjuese.
Pajisja i është gjetur në momentin që po largohej nga Shqipëria për në Bari. Pas marrjes në pyetje, italiani 47-vjeç është shprehur se është inxhinier uji, ndërsa pajisja shërben për të matur cilësinë e ujit.
Pajisja dyshohet se është përdorur për përgjim për shkak se italiani nuk ka pranuar të japë shpjegime por vetëm ka thënë mat cilësinë e ujit.
Ndërkohë që policia vijon hetimet për pajisjen që aktualisht është e sekuestruar, italiani po hetohet në gjendje të lirë
Diskutime rreth kësaj post