Kreu / Kulturë / Ndahet nga jeta, piktori Agim Faja emblema e qytetit të Shijakut

Ndahet nga jeta, piktori Agim Faja emblema e qytetit të Shijakut

Ka ndërruar jetë në moshë 78-vjeçare Agim Faja, i njohur si një nga piktorët më të mirë shqiptarë.

Pjesëmarrës në shumë ekspozita, Faja është nderuar me titullin “Piktor i Merituar” dhe në vitin 1996 Presidenti i dha titullin “Pishtar i Demokracisë”.

Piktori i Merituar, Agim Faja ishte një emblemë në qytetin e vogël të Shijakut, të cilin shumë studiues e identifikojnë me Shën Jakun, duke e vënë në listën e qyteteve të botës me emrin Santiago, nga Spanja në Kili. Faja është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”.

Është fitues i mbi 15 çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Punimet e tij janë ekspozuar në Bienalen e Egjiptit, Kinë, Itali, Vietnam, Algjeri, Francë, Gjermani, Angli etj. Vepra të tij gjenden sot në koleksionet private të të gjitha kontinenteve.

Agim Faja lindi në Shijak në 14 mars 1939. Ndoqi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve.

Në vitin 1987 iu akordua titulli “Piktor i Merituar” ndërsa në vitin 1996 Presidenti i dha titullin “Pishtar i Demokracisë”.

Mos humbisni

Flet Redon Makashi: Fjalët që më tha Tefta kur përcollëm Françeskun

Janë disa momente të fëmijërisë, në pamje të parë të parëndësishme, që të shoqërojnë në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.