Deputeti Nard Ndoka i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “BOOM” këshilloi ambasadorin amerikan nëvendin tonë, Donald Lu të mos artikulojë qëndrimet e tij në shqip se nuk e merr njeri seriozisht.
“Gjuha angleze, tha Ndoka, tremb dhe politikën”.
Kurse sa i takon “peshqve” të mëdhenj, Ndoka thotë se Ambasadori ja futi kot me këtë përcaktim.
Rozi: Vjet Ambasadori amerikan Donald Lu bëri një videoklip me Alar Band, ti nuk ke ndonjë aspiratë?
Ndoka: Për momentin jo. Por ti japim një porosi Ambasadorit.
Rozi: Peshqit peshqit.
Ndoka: Jo peshqit, për peshqit ja futi kot ai. Por të mos flasi shqip, të flasë anglisht. Kur flet shqip nuk e marrin seriozisht, mendojnë se është shqiptar apo thonë çfarë është ky kinez. Kur flet anglisht boom, e ka frikë edhe politika në anglisht. Ç’është ky muhabet?
Diskutime rreth kësaj post