E shtunë , 19 Gusht 2017
Kreu / Aktualitet / Moti, këtë javë Janar 2016
Moti, këtë javë

Moti, këtë javë Janar 2016

Shqipëri

18, janar 2016

Pas deklaratës për marrjen e masave nga vendorët për të pastrehët në kushtet e motit ekstrem, Avokati i Popullit Igli Totozani ka zbritur në terren. Këtë të hënë ai ndodhej në Kukës, ku ka marrë informacion për menaxhimin e situatës.

Totozani u takua me kryetarin e bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, prefektin Liman Morina dhe drejtorin rajonal të OSHEE-së.

Gjithashtu, Totozani zhvilloi një vizitë monitoruese në spitalin rajonal të Kukësit, mbi gatishmërinë në rast vështirësish. Ai u interesua dhe për furnizimin me ushqime dhe ilaçe për banorët e zonave të bllokuara dhe fshatrat e largëta.

Më problematike situata paraqitet në qendrat shëndetësore rajonale, sidomos në zonat e thella malore, ku shpesh mungojnë mjekët specialistë. Një tjetër vështirësi është edhe transporti i rasteve emergjente, për shkak të disa rrugëve të bllokuara.

Në këto raste transporti i pacientëve kryhet me mjete rrethanore. Ndërsa, për rastet e rënda është vënë në dispozicion helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë

Kosovë

Prishtine-debore-17janar2016-foto-ATSH-Behlul-Jashari-15-267x200

Kosova këtë fillim fundjave do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të lartë atmosferikë, të cilat do të jenë prezente vetëm sot, në orët e para të ditës, kurse nga dita e dielë do të ketë ngritje të temperaturave minimale dhe atyre maksimale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në njoftimin e dërguar parashikon se, “të dielën, si rezultat i ngritjes së temperaturave në dy vlerat ekstreme, ka mundësi që vende-vende të ketë reshje të dobëta dëbore”.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -15 deri -17 gradë, kurse maksimalet e ditës nga -3 deri 1 gradë Celcius. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales,në shumë vende pritet të ketë edhe mjegull, kurse era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 1-3 metra në sekondë.

Mos humbisni

Pas flakëve dhe të nxehtit, Shqipëria do të përballet me një tjetër rrezik

Pas zjarreve Shqipëria mund të përballet me një tjetër forcë të natyrës, të kundërtën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.