Kreu / Shëndet / Mishi i përpunuar shkakton kancerin

Mishi i përpunuar shkakton kancerin

Mishi i përpunuar shkakton kancerin

Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSH) konfirmon se mishi i kuq i përpunuar shkakton kancerin. Sic raportohet, vetëm 50 gramë mish i përpunuar në ditë shton me 18 % rrezikun për kancerin e zorrës. Për të dalë në këtë përfundim, OBSH është mbështetur në zbulimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Kërkimeve mbi Kancerin, e cila e rendit mishin e përpunuar si; sallami, salçiçet, proshutat në të njëjtën kategori si plutuniumi dhe alkooli, që sipas tyre shkaktojnë kancerin.

Doktori Kërt Streijf i OBSH – së thotë se: “rreziku rritet, me shtimin e sasisë së konsumuar”. Janë pikërisht elementet që i shtohen mishit, konservantët apo kripa që mund të rrisin rrezikun e kancerit. Edhe temperaturat e larta në gatim, siç është barbeque, mund të krijojë elemente kancerogjene. Duke iu referuar shifrave, 34 mijë vdekje çdo vit i atribuohen dietave me konsum të mishit të përpunuar.

Kjo dallon nga 1 milionë vdekje që shkaktohen nga kanceri i lidhur me duhanin apo alkoolin, çdo vit. Kur flitet për mishin e kuq, OBSH rendit disa vlera ushqimore si; hekuri, zinku dhe vitamina B12. Ekspertët flasin për reduktimin e sasisë së mishit të kuq të konsumuar, por jo eleminimin e tij. Sipas OBSH zbulimi është i rëndësishëm për t’i ndihmuar vendet e ndryshme në botë të ndjekin një dietë sa më të ekuilibruar.

Mos humbisni

Ushqimet që ndihmojnë në luftën kundër pagjumësisë

Miliona njerëz në mbarë botën përballen me pagjumësi, ndërsa përveç stresit dhe problemeve të përditshme, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.