Kreu / Rajon / Ministri i Jashtëm grek: Shqiptarët hanë sufllaqe dhe pastaj na shajnë

Ministri i Jashtëm grek: Shqiptarët hanë sufllaqe dhe pastaj na shajnë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias e ka formuluar në terma të thjeshtë raportin mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e cilësuar si paradoksal.

Në një prononcim për televizionin grek “Star”, Kotzias është shprehur se paradoksi vjen nga pala shqiptare, pasi sipas tij shqiptarët e duan Greqinë, duke parë sjelljet e tyre, por nuk rrinë dot pa folur keq për “Eladhën”. (Greqia në greqisht).

“Jetojmë në paradoksin që zgjohemi në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë. Pastaj dalin për kafe dhe hanë një sufllaqe greke dhe në fund të ditës përsëri flasin keq për ne. Ekziston një paradoks”– ka deklaruar Kotzias.

Deklarata ka ardhur në kohën kur në Selanik është mbajtur samiti i vendeve të Ballkanit, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë masat për refugjatët, forcimin e sigurisë si dhe bashkëpunimi mes vendeve të rajonit.

Mos humbisni

Kotzias: Tirana ka ndryshuar kurs, jemi drejt zgjidhjes

Në një intervistë për gazetën “Ethnos” të së dielës kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.