Kërkuesit në Universitetin Wilkes, në Wilkes-Barre, Pensilvani kanë arritur në përfundimin se të pasurit marrëdhënie seksuale një herë ose dy herë në javë nxit sistemin imunitar.
Ai mund të bëjë që të dukeni më të rinj dhe të jetoni më gjatë. Hulumtimet e bëra më parë këtë dekadë bënë bujë të mëdha pas gjetjes se të paturit seks disa herë në javë në një bazë të rregullt mund të bëjnë njerëzit të duken 4-7 vjet më të rinj.
Madje studime të tjera kanë treguar se përveq që ju bënë të dukeni më të rinj, gjithashtu mund të bëjë që ju të jetoni më gjatë. Në krye të kësaj, ajo mban organet tuaja në formë të nivelit të lartë.
Eshtë një nevojë për shëndetin e njeriut. Meshkujt që kanë seks tre ose më shumë herë në javë e ulin rrezikun e tyre përgjysmë të vuajnë sulm në zemër dhe goditje në tru, sipas hulumtimit të dalë nga Universiteti Queens në Belfast.
Të paturit marrëdhënie seksuale rregullisht mund të mbrojnë njerëzit kundër kancerit të prostatës.
Një sondazh i Institutit Kombëtar të Kancerit të 30.000 burrave të moshës mesatare gjeti se ata që mesatarisht 21 ejakulime në muaj treguan një rrezik 33 për qind më të ulët të kancerit të prostatës sesa ata me 4 deri 7 ejakulime në muaj.
Diskutime rreth kësaj post