Kreu / Rajon / Mediat serbe: Ky ishte plani i personit që vrau Ivanoviçin

Mediat serbe: Ky ishte plani i personit që vrau Ivanoviçin

Raportimi për vrasjen e kryetarit të SDP-së, nga Mitrovica e veriut, Oliver Ivanoviç, po vazhdon edhe më tej të jetë në qendër të vëmendjes në mediat serbe.

E përditshmja “Kurir” në ballinën e sotme ka të vendosur një fotografi të Ivanoviçit dhe veturës nga e cila u vra ai.

Sipas këtij shkrimi thuhet se vrasësi kishte kohë që përcillte Ivanoviçin për një javë rresht.

“Vrasësi i njihte zakonet dhe vendi ku ai u vra nuk është e rastit. Ai e dinte çdo veprim të tij. Rreth një javë vetura sillej rreth selisë së partisë së Ivanoviçit”, thuhet në këtë shkrim, përcjell Express.

“Kurir”, shkruan më tej se vrasësi e kishte zgjedhur me kujdes momentin e likuidimit.

Ndryshe, Ivanoviç u vra më 16 janar me gjashtë plumba në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Mos humbisni

Sulmohet ambasadori amerikan në Serbi

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott është sulmuar teksa ishte duke mbajtur një ligjëratë në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Twitter Auto Publish Powered By : XYZScripts.com