Janë publikuar pamje të reja të momentit të arrestimit të shefit të zyrës serbe për Kosovë në qeverinë e Serbisë, dje në Mitrovicë.
Aty Marko Djuric shihet teksa tërhiqet nga Policia e Kosovës për të u dërguar në automjetin me të cilin do të transportohej në Prishtinë, shkruan gazetametro.net.
Djuricin në një moment e lëshojnë këmbët, por policët e ngrenë sërish në këmbë.
Mediat serbe që kanë publikuar këtë video, akuzojnë Policinë e Kosovës për brutalitet gjatë arrestimit. Ato citojnë edhe presidentin serb Aleksandar Vucic, i cili aksionin e policisë së Kosovës e cilësoi si ‘aksion terrorist’.
Pas arrestimit, ai u transferua në Prishtinë ku ai bëri një deklaratë para gjyqtarit për kundërvajtje, kështu që u mor vendimi për dëbim dhe ai u dërgua në pikën kufitare në Merdare ku iu dorëzua policisë së Serbisë
Diskutime rreth kësaj post