Kreu / Politikë / Mediat ruse citojnë Bashën kur duan të bëjnë blozë Shqipërinë

Mediat ruse citojnë Bashën kur duan të bëjnë blozë Shqipërinë

Të etura për lajme negative rreth Shqipërisë, mediat ruse i kanë dhënë një jehonë të gjerë deklaratave të fundit të liderit të opozitës, Lulzim Basha.

Duke cituar Bashën, portalet më të mëdha në Federatën Ruse, si dhe disa nga gazetat më në zë të vendit, shkruajnë se “Shqipëria është një vend mafioz ku do të gjeni vetëm vrasje!”. Një prej këtyre portaleve shkon edhe më tej, duke konsideruar protestat e opozitës si një shenjë e mungesës së stabilitetit në vendin tonë.

Natyrshëm, të gjithë artikujt dalin në konkluzionin se Shqipëria është një vend i rrezikshëm për t’u vizituar, çka mund të sjellë një dëm të ndjeshëm turizmit tonë nga të ardhurat e munguar prej turistëve rusë, por jo vetëm, edhe prej turistëve të vendeve të tjera ish-sovjetike, gjuha e parë e të cilëve është rusishtja.

Midis gazetave që shkruajnë për vendin tonë është edhe “Rassiskaja Gazeta”, një gazetë zyrtare, e financuar drejtpërsëdrejti nga buxheti i shtetit.

Mos humbisni

Ish-aleati i ngushtë sulmon rëndë Ramën: Je i kapur… shko futu në bodrum para se të…

Ish-ministri i Drejtësisë dhe një prej aleatëve më të afërt të Edi Rama gjatë kohës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.