E diel , 19 Shkurt 2017
Kreu / Politikë / Mbyllja e shkollave ‘fut’ në sherr Fugën me Ramën

Mbyllja e shkollave ‘fut’ në sherr Fugën me Ramën

Urdhri i ministrisë së Arsimit për mbylljen e shkollave për shkak të gripit, ka bërë që akademiku i njohur, Artan Fuga të reagojë ashpër kundër këtij vendimi të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Fuga i bashkohet idesë së opozitës se në të vërtetë, mbyllja e shkollave nuk është epidemia e gripit, por mungesa e ngrohjes brenda tyre.

Akademiku thotë se para 40 vjetësh shkollat ishin higjienike dhe nuk kishte viroza të tilla pasi mjekët dhe infermierët vinin në shkolla dhe u bënin vaksina herë pas here nxënësve.

Statusi:

Shkolla vend higjene apo pocaqie?

Këto ditë që thonë se paska epidemi gripi, ndonëse nuk ka asnjë transparencë shifrash, kur shkollat janë mbyllur, vocrrakët janë detyruar të mbyllen në shtëpi, nëpunësit, si të privilegjuar, marrin pushime suplementare të paguara për të ruajtur ciliminjtë në shtëpi, kurse ata që punojnë te privati nuk e kanë këtë të drejtë sepse shteti i trajton si të njerkës, se përse më kujtohen vitet e shkollimit tim fillor dhe tetëvjecar.

Kishim tmerr kur në shkollë na vinin mjekët dhe infermerieret që na vaksinonin. FALAAAAAS!

Difteriti, lija, tifoja, gripi, e kështu me rradhë. Na kapnin me zor dhe na cponin, por a kishte Zot t’u ikte atyre nga thonjtë?

Ama askush në shkollë nuk mund t’i jepte gripin tjetrit, as linë, as botkinin. Shkolla ishte vendi më higjenik dhe steril nga mikrobet në botë. Kurse tani po na del si vend pocaqie.

Ftohtë në shkolla tani? Po, po sigurisht. Por nuk e di se përse më kujtohet që në vitet 60 dhe 70 shkollat kishin në cdo klasë soba që me zjarrin bubulak jo vetëm na mblidhnin rreth tyre, por edhe na frymëzonin ëndërrat nga flakët e zjarrit në sobën teneqe që skuqej si prush.

Si është e mundur që diçka që ekzistonte ka tashmë 40 vjet e ca, sot nuk kemi mundësi ta kemi?

Ore, shkojnë nga prapa para ne apo nga prapa shkojmë edhe më prapa. Ore, si nuk kemi turp mo?

Turp mo turp.

Mos humbisni

Hahn i përgjigjet LSI-së: I habitur nga ministrat tuaj

Eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn ka një përgjigje për ministrat e LSI-së, atë të Drejtësisë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.