Nga Anri Bala
Nuk mendoj, se shqiptarët e kanë ditur, që Sali Berisha, përveç “atit” të tij shpirtëror Enver Hoxha, paska pasur dhe një idhull tjetër! Me idhullin e tij, nuk është se ka qenë i dashuruar, sepse me thënë të drejtën, ashtu si i pari dhe i dyti, kanë qenë fort burra të pashëm, e nëse dikush shpreh “respekte” nostalgjike të pa merituara, shqiptarët nuk përtojnë të të quajnë njeri me “devijim” seksual. Por, në të vërtetë, nuk ka asnjë provë deri tani, që ta bëj me faj Marshallin, për dashuritë e tija “burrërore”.
Besoj, se të gjithëve u kujtohet “dashuria e madhe” e Saliut për Zogun Lekë, të veshur me rroba ushtarake dhe Saliun me ushtri, të veshur me tanke e kallashë, për të ndarë “mbretërinë”, ndërmjet Saliut të parë dhe zogut të dytë Leka. Përfundimisht, mbas thyerjes së pretendentit dhe anarkisë në vend, Saliu i parë, u bë president i republikës së tij presidenciale, duke e refuzuar “jo-në” e referendumit popullor.
As më pak e as më shumë, kështu veproi dhe Zogu i parë, u vetshpall mbret pa mbretëri, nga rruga e nisur si kryeministër, e më pas, si president i një republike presidenciale, pa pyetur as për parlament dhe as për shqiptarë.
A nuk e dha dhe Saliu i parë në 97-ën dorëheqjen, duke qarë me lutje, që t’i siguronin jetën atij dhe familjes, pas gjithë atij shkatërrimi dhe tmerri që përjetoi Shqipëria, për një karrige që ishte uzurpuar nga bytha e tij?!
Besoj, se askush nuk e ka harruar 14 Shtatorin e grushtit të shtetit, duke përdorur si pretekst Azem Hajdarin?! Është i njejtë me sulmin e Zogut me 4 mijë mercenarët sllav, serb, malazez, bjellorusë dhe 500 malësorë matjan, për rrëzimin e Nolit.
Historia e tretë, është shpërblimi, që u bëri miqve serb Zogu dhe shpërblimi që u bëri serbo-shqiptari grekëve, si partnerë dhe miq në ditët e zeza. Zogu i parë, u fali Jugosllavisë Shën Naumin dhe Vermoshin, territor prej 25 hektarësh, kurse Saliu i dytë, u fali vëllezërve grek 28 “hektarë” det… pa “hesap”!
Por megjithëse historitë janë analoge, ka një ndryshim të madh në përfundimin e tyre: Në të tre rastet Saliu ngeli në fushën e të humburit, sepse nuk realizoi asnjë nga qëllimet e tij. Ndërsa Zogu i realizoi qëllimet e tij! Ndaj nostalgjia e ëndrrës së pa realizuar, e ka bërë shokun Sali të përmalluar dhe dëshpëruar.
Nëse Berisha, para një tufe daullexhinjsh të SHQUP-it, guxon të përdhosë figurën e Ismail Qemalit, askush nuk ka të drejtë ta fyej atë. Ai nuk gënjen, sepse me të vërtetë Zogu bëri “paloshtet”, paçka se ai shteti për Berishën e parë, ishte qëllimi i jetës së tij, e fatmirësisht kurrë nuk arriti ta realizonte, se për ne do të ishte një ëndërr e keqe.
Meqënëse, as Berisha i dytë nuk arriti të bëhej si Zogu i parë, shoku Sali (sepse kështu ka ngelur), ka një mundësi të fundit: Duhet të përpiqet fort të bëhet si “zogu i Tunës”… e kshu të fitonte simpatinë e shumë më shumë qytetarëve, sepse ka kohë që është bërë si “vëllai” i atij që ha gjemba dhe po i largohen edhe eunukët, që dikur i bënin fresk!
Një këshillë për shokun Sali: Ndërroja emrin qytetit të Tropojës, nga Bajram Curri bëje Zog Berisha!/Tellalli.al
Diskutime rreth kësaj post