Kreu / Ekonomi / Mashtrimi me ofertat e dhjetorit, çmimet e televizorëve, lavatriçeve … u rritën /Ja tabela

Mashtrimi me ofertat e dhjetorit, çmimet e televizorëve, lavatriçeve … u rritën /Ja tabela

Të gjithë ne i kemi parë ofertat joshëse të dhjetorit ku sektori i shitjeve me pakicë për pajisjet elektroshtëpiake njoftoi ulje të çmimeve shpesh herë edhe nëpërmjet reklamave televizive.

Përtej kësaj nga vëzhgimet e Monitor në qendrat kryesore tregtare në vend po edhe në dyqanet jashtë tyre u reklamuan ulje të çmimeve për, makinat larëse të enëve dhe të rrobave, televizorëve dhe kondicionerëve me rreth 20 për qind.

Por sipas matjeve të INSTAT, çmimet për këto artikuj jo vetëm që nuk janë ulur në dhjetor, por përkundrazi janë rritur më shumë se në të gjithë muajt e vitit.

Larëset e enëve dhe rrobave u shiten 4-5 % më shtrenjtë gjatë muajit dhjetor.

Sipas të dhënave të INSTAT përgjatë gjithë vitit 2017 nga janari në dhjetor çmimet elektroshtëpiakeve ishin më rënie.

Çmimet pësuan rritje të dukshme edhe për kondicionerët të nxitur nga kërkesa e fortë për shkak të temperaturave të ulta të dimrit.

Çmimet e kondicionerëve shfaqen ecuri të drejtë me zhvillimet klimaterike, duke u rritur gjatë muajve të verës maj -qershor dhe në dhjetor.

Muajt e festave të fundvitit nxisin konsumin në të gjithë botën për shkak se blerjet nxiten nga ofertat me çmime të ulta të artikujve. Por në Shqipëri blerjet me shumë së nga oferta nxitën nga një traditë që shqiptarët kanë për të shtuar diçka të re në shtëpi. Zakonisht plotësimi i nevojave me pajisje elektroshtëpiake, bëhet gjatë muajve dhjetor, teksa tregtarët duket se e shfrytëzojnë kërkesën për të fituar më shumë duke rritur çmimet.

Nga ana tjetër teknologjia po përparon me hapa të shpejtë, duke treguar se çdo vit e më shumë tendenca ndaj makinave larëse është drejt modeleve më ekonomike, që harxhojnë më pak energji, me pak ilaç dhe përballojnë volume më të mëdha pune.

Larëset e enëve, kjo pajisje, jo shumë popullore në Shqipëri më parë, ka nisur të blihet në masë. Larja e enëve zë një pjesë të madhe të kohës për gratë familjarë dhe gjithnjë e më shumë këtë proces po e zëvendësojnë me lavastoviljen.

Njësitë e pakicës pohojë se një lavastovilje që nuk është inkaso në momente ofertash shitet 25- 30 mijë lekë, nga 60 mijë e më shumë që ishte çmimi i tyre katër-pesë vite më parë. Gjithashtu të njëjtat burime pohojnë se tregu i lavatriçeve në tërësi kanë tendencë rënëse.

Mos humbisni

Biznesi i pandershëm i Siguracioneve me jetët e shqiptarëve

Byroja Shqiptare e Sigurimeve ka akumuluar miliarda lekë borxhe ndaj familjarëve të viktimave dhe personave …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.