Maqedonia ndër 10 vendet më të dënuara në Norvegji
Maqedonia është e shtata në konkurrencën nga pothuajse 70 vende në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo. Megjithatë pozita e lartë nuk është merituar, për shkak të ndonjë dukurie pozitive, por për shkak se ambasada jonë në vendin nordik është një nga debitorët më të mëdhenj në mesin e ambasadave të atjeshme për gjoba për parkim të gabuar. Lajmin e publikoi agjencia e lajmeve “Meta”, duke u thirrur në tekstin e portalit norvegjez “Oslobi”, i cili ka përpiluar një listë të 10 debitorëve sipas të dhënave të qytetit.
Shteti Borxhi (në euro)
Gjeorgji 10.000
Marok 3.000
Vietnam 2.500
Irak 2.300
Kinë 1.800
Sudan 1.700
Maqedoni 1.500
Pakistan 1.200
Iran 1.100
Izrael 800
Bindshëm me më shumë borxh kryeson Gjeorgjia, me mbi 10 000 euro, që është edhe shteti i vetëm evropian, së bashku me Maqedoninë. Debitori i dytë më i madh është Maroku me 3000 euro. Lista vazhdon me Vietnamin, Irakun, Kinën, Sudanin për të arritur te borxhi prej rreth 1500 euro për Maqedoninë. Top 10-shi përfundon me Pakistanin, Iranin dhe Izraelin.
Gjëja pozitive në murin e turpit është se Maqedonia dy vjet më parë ka qenë në vendin e katërt të debitorëve. Para shtetit tonë atëherë ishin vetëm Rusia, Maroku dhe Vietnami. Pra, pyetëm pse diplomatët e Maqedonisë në Oslo i shkelin ligjet në trafik me automjete diplomatike, por nga Ambasada e Maqedonisë në Norvegji nuk morëm përgjigje.
Për shkak të imunitetit diplomatik, edhe atë jo vetëm në Oslo apo Norvegji, autoritetet lokale nuk mund ti detyrojnë shkelësit ti paguajnë gjobat. Nuk kemi asnjë informacion nëse Maqedonia ndonjëherë ka paguar gjobë për parkim të gabuar në Oslo, ose dënimet janë lënë të pvjetrohen për tre vjet, sipas ligjeve norvegjeze.
Diskutime rreth kësaj post